Prej nesër borë dhe temperatura nën zero gjatë mëngjesit

Moti nesër do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më ftohtë me periudha të diellit, ndërsa në pjesët malore do të bie dëborë. Temperatura minimale do të arrijë -5 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale deri në 14 gradë Celsius.

Në Shkup do të jetë mot me vranësira të ndryshueshme. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 0 gradë Celsius, ndërsa temperatura maksimale e ditës do të arrijë 11 gradë Celsius.
Sipas njoftimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), gjatë natës të së premtes nga jugperëndimi do të zgjerohen reshjet të cilat vende-vende edhe në vendet më të ulëta do të jenë të dëborës.

Temperaturat e mëngjesit deri të premten në pjesën më të madhe të vendit do të jenë nën zero, ndërsa pastaj pak do të rriten.
Valë e re me reshje të rrëmbyeshme të shiut, në pjesët malore dhe në disa vende më të larta të dëborës do të fillojë të shtunën.