Prej nesër autobusët e qytetit të Shkupit kthehen me orar normal, nxënësve ju vlejnë biletat falas


Transporti publik në Shkup prej nesër do të qarkullojë me orarin dimëror, dhe sërish do të jenë të vlefshme biletat e nxënësve të shkollave të mesme me të cilat e shfrytezojnë falas transportin.
Siç njoftojnë nga NTQ, gjatë periudhës së pushimit dimëror të nxënësve, autobusët qarkulluan me orar të reduktuar, që ndodh zakonisht kur shkollat janë në pushim
Orari i autobsusëve për të gjitha linjat është shpallur në ueb faqen e NTQ Shkup.