Prej 9 gusht do të fillojë kontrollimi i të dhënave të votuesve në Listën Zgjedhore për mbajtjen e referendumit më 30 shtator. Shqyrtimi do të zgjasë deri më 23 gusht në orën 00:00.
KSHZ ju bën thirrje gjithë qytetarëve që të kontrollojnë të dhënat e tyre në Listën Zgjedhore, dhe nëse mendojnë se është e nevojshme, të kërkojnë plotësim, ndryshim ose fshirje të të dhënave.
Kontrollin e të dhënave votuesit mund ta bëjnë përmes faqes së internetit të KSHZ-së: https://izbirackispisok.gov.mk/ Lista Zgjedhore që do të vendoset për shqyrtim publik është me të dhënat e qytetarëve të cilët përfshirë edhe 30 shtatorin 2018 janë bërë të moshës madhore.