Prej mbrëmë e deri sot në mëngjes janë sulmuar pesë xhami në Angli!

Pesë xhami në Birmingham kanë qenë shënjestër në një varg sulmesh të gjatë natës dhe në mëngjes, ka thënë policia.

Raportohet se një burrë kishte goditur xhamat me një çekiç në rrugën Birchfield.

Policia është alarmuar më pas për një sulm tjetër në Erdington 45 minuta më vonë, më pas në Aston dhe Perry Barr. Gjithashtu edhe në rrugën Albert është raportuar për thyerje të xhamave në një xhami tjetër, raporton BBC.

Policia e West Midlands bëri të ditur se ende janë duke u munduar të gjënë motivin si dhe që policët nga njësia e kundër terrorizmit janë duke hetuar rastet.