Shtatë muaj pas zhdukjes misterioze të 32 vjecarit Artur Lleshi nga Bulqiza, ende nuk ka asnjë informacion mbi fatin e tij.
32 vjeçari është zhdukur prej 10 prillit në Maqedoni ku punonte ssi çoban.
Familjarët kanë bërë denoncim në Shqipëri e Maqedoni, por hetimet në të dy anët nuk kanë sjellë asnjë rezultat.
Bashkëshortja e 32 vjecarit, thotë se ai ka patur një konflikt me një shtetas maqedonas, të quajtur Sinan, ndaj kërkojnë gjetjen e tij pasi e konsiderojnë njeriun kyç
Artur Lleshi punonte prej tri vitesh në Gostivar të Maqedonisë. Ai kishte qëndruar në shtëpi më datë 2 prill ndërsa u largua 8 ditë më pas, ditë kur edhe humbi gjurmët në mënyrë misterioze