Prej 209 personave të testuar, 36 janë pozitivë me coronavirus në Dibër

Kryetari i Komunës së Dibër Hekuran Duka thotë se janë marrë 209 mostra, nga të cilët 36 janë pozitivë për coronavirusin.

Ka 133 persona në vetizolim në Dibër, njoftoi Duka.

“Janë marrë 209 mostra, nga të cilët 36 janë pozitivë, 13 janë në Klinikën e Sëmundjeve Infektive dhe 23 janë në trajtim në shtëpi. 133 janë në vetizolim sepse besohet se kanë pasur kontakte me persona të infektuar. Institucionet kontrollojnë sipas planit të tyre, ndërsa për sa i përket higjienës së qytetit, rregullisht po pastrohen dhe dezinfektohen rrugët”, tha kryetari i komunës.

Ai u bëri thirrje banorëve të Dibrës që të mos largohen nga qyteti pa nevojë, të mos mbledhin më shumë se pesë vetë dhe të bashkëpunojnë me institucionet./Telegrafi/