Arben Taravari ka reaguar në lidhje me fushatën e bërë për zgjedhjet nga partia e tij, ku i konsideron demokratike.
Ai u shpreh se kundërshtarët janë munduar të manipulojnë me vota joshqiptare.
“Vazhdojmë përpara edhe më të bashkuar. Ne kemi vlera, ne jemi VLEN. Më vjen keq që BDI nuk deshi të koordinohej me ne për president shqiptar. Ata preferuan të manipulojnë, me vota joshqiptare. Por manipulimeve do t’u vijë fundi në 8 maj. Dihet se në zgjedhjet parlamentare shqiptarët do të dalin shumë më shumë, kundër çdo pazari. Bashkë, pa hile, me vendosmëri!“, shkruan ai në Facebook.
Ballina Lajmi i Dites “Preferuan të manipulojnë, me vota joshqiptare”/ Reagon Arben Taravari për zgjedhjet: Fushata...