Precizohet ora e sjelljes së trupave të pajetë në Maqedoni!

Ambasadori i Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Angel Angelov, ka njoftuar se trupat e pajetë do të barten me dy avionë transportues ushtarak.

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, nëpërmjet një statusi në Facebook ka bërë me dije se sot do të ndryshojë orari i pritjes së kufomave. Ai njoftoi se pas transportit në aeroportin e Shkupit, me kërkesë të disa familjarëve, kufomat do të dërgohen në shtëpitë e tyre ose në varreza në mënyrë që të mbërrijnë para namazit të Xhumasë.

Më herët nga MPJ-ja ishte njoftuar se viktimave do të priteshin me homazhe në sheshin “Skënderbeu” në Shkup ku do të vendoseshin edhe kurora me lule në nder të tyre. Ndërsa i gjithë procesi i mbërritjes së viktimave nga aeroporti i Shkupit do të bëhej live nëpërmjet një ekrani gjigant po në këtë shesh. Por mesa duket, familjarët e tyre nuk kanë qenë dakord me këtë agjendë shtetërore dhe kanë kërkuar që trupat t’u dorëzohen direkt familjarëve.