Prap alarm për bombë, ja në cilën ministri!

Në mëngjesin e sotëm ka pasur alarm për bombë në objektet e Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ). Punonjësit janë evokuar nga objektet e Ministrisë së Jashtme, derisa policia ka filluar të bëjë kontrolle në objektet e MPJ-së, shkruan gazeta KOHA. Ndryshe, alarmet e deritanishme për bomba në shkollat fillore të mesme dhe në institucioent tjera kanë rezultuar të pavërteta.

Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë të ditur se ka marrë denoncim për një bombë të vendosura.

“Kemi marrë informacion me e-mail se në objekt janë vendosur mjete shpërthyese. Menjëherë kemi njoftuar shërbimet përkatëse në MPB, sipas udhëzimeve të të cilave ambienti është evakuuar menjëherë. Sipas protokolleve të sigurisë, sapo të krijohen kushtet e duhura, punonjësit do të kthehen në punë”, njofton MPJ.