Pranvera Izairi, kuadër nga Lëvizja BESA drejtoreshë në Spitalin e specializuar për Obstetrikë dhe Gjinekologji “Nëna Terezë” – Çair

Dr.Pranvera Izairi kuadër i Lëvizjes BESA do të udheheqë me I.P.SH Spitali i specializuar për Obstetrikë dhe Gjinekologji “Nëna Terezë” – Çair. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i kësaj partie, Bilall Kasami.

“Gratë duhet të jenë të përfshira në udhëheqjen e institucioneve të rëndësishme. Andaj, D-r Pranvera Izairi, kuadër i Lëvizjes BESA do të udheheqë me I.P.SH Spitali i specializuar për Obstetrikë dhe Gjinekologji “Nëna Terezë” – Çair.

Duke i uruar punë të mbarë, jam më se i bindur se do ta kryejë detyrën me përkushtim dhe përgjegjësi”, theksoi Kasami.