Futbollisti serb që luan për Flamurtarin, Ilija Iviq ishte tema më e përfolur në futboll gjatë kësaj jave.
Kjo për shkak se 17 vjeçari serb kishte pranuar të përfaqësonte kombëtaren u19 të Kosovës.
Për shkak të kësaj, prindërit e Iviq janë përjashtuar nga puna në Graçanicë. Nëna e tij që punonte si shërbyese civile në komunën e Graçanicës dhe babai i tij si punëtor i arsimit që nga sot nuk do të mund të ushtrojnë profesionet e tyre.
Ky vendim besohet të jetë ndërmarrë direkt nga komuna e Graçanicës që udhëhiqet nga Vladeta Kostiq.
Futbollisti 17 vjeçar ka tri vite që luan për skuadrën e Flamurtarit. Ai tashmë ka filluar të stërvitet edhe me ekipin e parë.
Nuk është hera e parë që Serbia tenton të ndëshkoj serbët e Kosovës që pranojnë të integrohen.
17 vjeçari ditë më parë lajmëroi se do të veshë fanellën e Kosovës dhe se do të jap maksimumin për të.