Praktika të çuditshme të fu*neraleve në botë – njëra prej tyre përfshinë ceremoninë me ‘striptiste’

Nuk ka vetëm një mënyrë për t’i thënë lamtumirë dikujt që fatkeqësisht nuk jeton më.
Zakonisht në Mbretërinë e Bashkuar një person va*rroset ose di*gjet, dhe më pas zhvillohet një ceremoni për ta përshëndetur, raportojnë mediat e huaja.
Sidoqoftë, disa vende kryejnë fu*neralet me disa rituale, që shumë njerëzve mund t’ju duken të çuditshme.

Va*rrosja në ‘qiell’ – Tibet
Një praktikë e çuditshme e fu*neralit, mund të jetë ajo tibetiane, që përfshin vendosjen e të ndjerit në majë të malit për t’u dekompozuar, derisa ekspozohet ndaj ‘elementeve’ të jashtme.
Është një lloj specifik i mishërimit i praktikuar në provincat kineze dhe rajonet autonome të Tibetit, Qinghai, Sichuan dhe Mongolisë së Brendshme dhe Mongolisë.

Një cigare në buzë – Filipine
Një praktikë shumë e çuditshme është gjithashtu një praktikë në Filipine. Tinguianët në Filipine e veshin të ndjerin me kostumet më të mira dhe e ulin trupin në karrige.
Trupi do të qëndrojë aty për disa javë, shpesh me një cigare të ndezur të vendosur midis buzëve.
Kufomat gjithashtu va*rrosen ulur dhe gratë zakonisht i kanë duart e shtrënguara me këmbët për të ‘parandaluar’ fantazmat.

Ngjitje shkëmbore – Sagada, Filipine
Fisi Igorot i Provincës Malore në Filipinet Veriore praktikon traditën e va*rrosjes së të vde*kurve të tyre në arkivole të varur.
Edhe pse kjo ndodh vetëm çdo disa vjet, arkivolet ose janë të lidhur ose të gozhduar në anët e shkëmbinjve dhe maten vetëm rreth një metër në gjatësi, pasi kufoma është va*rrosur në pozicionin e fetusit.

Para se të va*rroset, ku*foma mbështillet përsëri në një batanije dhe lidhet me gjethe, derisa grupi i njerëzve çajnë vr*imat e shkëmbit për të va*rur arkivolet.
Pastaj, grupi ngjitet në anën e shkëmbit dhe e vendos ku*fomën brenda një arkivoli të zbrazur prej druri.

Fu*nerale me striptiste në Kinë
Një ndër praktikat më të çuditshme të va*rrimit janë padyshim edhe fu*nerale me striptiste në Kinë.
Siç u raportua edhe nga BBC, striptistet gjenden aty për të rritur pjesëmarrjen në fu*neral pasi turmat e mëdha shihen si një shenjë nderi për të ndjerin.
Kuptohet që kjo praktikë nuk aplikohet nga të gjithë, pasi sipas një raporti nga The Global Times, kjo metodë do të duhej të largohej.