Pothuajse tërësisht mbushen kapacitetet e repartit infektiv në Spitalin e Kumanovës

Janë mbushur kapacitetet e Repartit infektiv në Spitalin e përgjithshëm të Kumanovës, kanë bërë të ditur sot autoritetet e këtij institucioni. Nga kapaciteti i përgjithshëm prej 18 shtretërve, janë plotësuar 17, ka deklaruar sot drejtoresha e Spitalit të Kumanovës, d-r Snezhana Zaharieva.

“Dhjetë pacientë janë nën oksigjen që do të thotë se janë me pasqyrë të mesme rë rëndë deri e rëndë klinike. Pacientët tjetër janë me pasqyrë të mesme klinike. Fluks ka edhe në repartin ambulant ku vijnë pacientët, pranojnë terapi dhe lëshohen në mjekim shtëpiak. Pacientët nga Kumanova që janë pozitiv në Kovid-19, pa dallim të gjendjes së tyre janë në komunikim të vazhdueshëm dhe kontakt me infektologët tanë”, tha Zaharieva.

Në këtë periudhë, katër motra medicinale nga reparti infektiv janë pozitiv në Kovid-19 që është një ndërrim në spital. Zaharieva thotë se angazhohen motra nga repartet tjera të spitalit të cilat ndihmojnë në repartin infektiv.