Postimi për “testin e ADN’së”, vajza e gazetarit Fahri Musliu i reagon Blerim Velës

Valbona Musliu, vajza e gazetarit Fahri Musliu i ka reaguar ashpër Blerim Velës, shefit të stafit të presidentes, Vjosa Osmani, rreth një shkrimi të bërë sot ku me tallje ka kërkuar që Aleksander Vuçiq të bëjë poligrafin dhe analizën e ADN-së bashkë me gazetarin Fahri Musliu.

Musliu tha se vetëm frikacakët, jo profesionistët, injorantët e të përdalët shkruajnë shkrime e më pas i fshijnë.

“Blerim Vela, para se te shkruash apo te komentosh mendo dy here. Ose shkruaj e mos fshi, ose mos shkruaj fare.Vetem frikacaket, jo profesionistet, injorantet e te perdalet shkruajne e me pas fshijne… E te guximshmit, profesionistet, e te moralshmit u qendrojne prapa shkrimeve, fjaleve, statuseve e komenteve”, ka shkruar ajo.

“Blerim Vela sikur te isha afer do te vendosja ne peshore per me e mate peshen tende me karrieren e Fahri Musliut, Po,Po, do i vendosja ne peshore edhe vitet e tua nese jane 50-te, sa ka karriere Fahri Musliu, e besa do e peshoja edhe trurin tend e intelektin. Mire qe nuk jam afer, dhe nuk kam mundesi, sepse do te peshoja edhe me librat e shkruar, analizat, e mos te flas per raportet, intervistat e te tjera pune gazetareske te Fahriut….e mos ta le anash edukaten familjare, dhe sa do kisha dashur qe nje bagazh i tille i nje intelektuali, e mbi te gjitha nje njeriu qe ska lepire ne pjata te huaja e as ne kepucet e huaja, te ishte ne institucionin qe ti edhe perfaqeson sot. Blerim”, shkroi më tutje ajo.

Reagimi i plotë:

Reagim publik:

Blerim Vela, para se te shkruash apo te komentosh mendo dy here. Ose shkruaj e mos fshi, ose mos shkruaj fare.

Vetem frikacaket, jo profesionistet, injorantet e te perdalet shkruajne e me pas fshijne…

E te guximshmit, profesionistet, e te moralshmit u qendrojne prapa shkrimeve, fjaleve, statuseve e komenteve.

Blerim Vela sikur te isha afer do te vendosja ne peshore per me e mate peshen tende me karrieren e Fahri Musliut, Po,Po, do i vendosja ne peshore edhe vitet e tua nese jane 50-te, sa ka karriere Fahri Musliu, e besa do e peshoja edhe trurin tend e intelektin. Mire qe nuk jam afer, dhe nuk kam mundesi, sepse do te peshoja edhe me librat e shkruar, analizat, e mos te flas per raportet, intervistat e te tjera pune gazetareske te Fahriut….e mos ta le anash edukaten familjare, dhe sa do kisha dashur qe nje bagazh i tille i nje intelektuali, e mbi te gjitha nje njeriu qe ska lepire ne pjata te huaja e as ne kepucet e huaja, te ishte ne institucionin qe ti edhe perfaqeson sot. Blerim

Vela, a ke harruar apo fare nuk ke pas dijeni se institucioni ku Ti merr rroge perfaqeson popullin e Kosoves, dhe aty je ne sherbim, e nuk je ne Institutin e Mjekesise Ligjore. Nese je bash- bash i interesuar per ADN-ne e Fahri Musliut te ftoj ne shtepi te marrish monstren, por paraprakisht pergatitu profesionalisht, sepse nuk je ne kabinet te Presidentit/es. Lexova qe je vet bashkeshort e baba dhe nuk e di para se te shkruash a ke menduar per njollosjen e familjes Musliu? A ke menduar se Fahriu e ka bashkeshorten , kater vajza dhe gjashte nipa e mbesa? Dhe jo vetem kaq. Sigurisht se JO, sepse pertej zyres e kolltukut nuk sheh me larg. A mendoni per dhunen psikologjike e emocionale qe u shkaktoni familjareve, ne mos Fahriut, i cili tash e nente vite po “kryqezohet” nga mediat, me saktesisht nga “koleget” e vet, e se fundmi edhe nga njerez si Ty qe perfaqeson nje institucion shume te rendesishem te Republikes se Kosoves. Blerim, njolla jote, e as e dhjetra mediave qe po e shperndajne lajmin tash e gati dhjete vite, nuk e zbeh as fytyren e as karrieren e Fahriut, sepse e ka ndertuar me shume pune, mund e sakrifice.Ne fund dhe jo me pak te rendesishme do e potencoja menyren tuaj te komunikimit qe eshte per keqardhje!