“Posta” gjeti zëvendësues të Eurostandardit


Pas dy muajsh, Posta e Maqedonisë zgjodhi bankë që do të kryejë operacionet e pagesës në vend të Eurostadard. Oferta më e favorshme është bërë nga Halk Bank dhe tani e tutje operacionet e pagesave do të kalojnë përmes kësaj banke Në mënyrë që banka dhe Posta të lidhin marrëveshje, Qeveria së pari do të duhet të japë dritë jeshile. Pas falimentimit të Eurostadard, qytetarët nuk mund të paguajnë më fatura, t’i marrin pensionet, asistencën sociale dhe shërbimet e tjera bankare.