Enti Shtetëror për Revizion së fundmi ka publikuar raportin për Postën e Maqedonisë së Veriut, e ku konstatohet se Posta e Maqedonisë së Veriut me vite po punon me humbje. Edhe pse Posta e Maqedonisë ndodhet ne gjendje të rëndë financiare, në shtator të vitit 2023 në kundërshtim me ligjin janë rritur pagat e drejtorëve të sektorëve, zëvendësit të drejtorit gjeneral dhe drejtorit gjeneral për mbi 50%, tregon raporti i fundit i Entit Shtetëror për Revizion.
“Në shtator 2023, pavarësisht rezultatit financiar të vazhdueshëm negativ, Shoqëria rriti pagën neto mujore të drejtorëve të departamenteve, zëvendësdrejtorit të përgjithshëm dhe drejtorit të përgjithshëm përkatësisht për 42% në 58%, gjë që nuk është në përputhje me Ligjin për Shoqërit tregtare. Sipas ligjit, në rast të një fitimi të zvogëluar ose të një përkeqësimi të ndjeshëm të gjendjes financiare të shoqërisë, kompensimi i pagës dhe përfitimet e tjera të parashikuara në kontratën e menaxhimit mund të ulen”, thuhet në raportin e Entit Shtetëror për Revizion.