Portretizohet Macron si një djall


Gazeta iraniane “Vatane Emruz” publikoi një karikaturë të Presidentit të Francës, Emanuel Macron, në formën e djallit, pas deklaratës së tij në të cilën ai mbështeste karikaturat e Profetit Muhamed.

Karikatura e udhëheqësit francez u botua në faqen e parë të gazetës me titull “Iblisi i (Djalli) Parisit”.

Më herët, Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit i bëri thirrje ambasadorit francez për të protestuar kundër mbështetjes së zyrtarëve francezë “fyerje të karikaturave në kurriz të profetëve”. Ata dënuan dhe e quajtën të papranueshëm këtë qëndrim të autoriteteve franceze.