“Portokalli”, mollë sherri mes Nevina Shtyllës dhe Fjoralba Ponarit

Sezoni i ri i emsionit të njohur të humorit “Portokalli” startoi mbrëmjen e 14 marsit në televizionin “Top Channel”.

Ashtu siç u njoftua, në moderimin e këtij programi do të ishte Fjoralba Ponari në krah të Salsano Rrapit, e cila ia doli me sukses të përshtatej me këtë format që në natë të parë.

Komplimentat drejtuar moderatores së re të emisionit ishin të panumërta, teksa Fjoralba mori edhe “bekimin” e ish-moderatores së këtij emisioni, Xhemi Shehut.

“Suksese, e meriton”, ka shkruar Xhemi në foton e Fjoralbës, duke e uruar dhe përgëzuar për perferomancën e saj.