Portiere nga Zimbabve rrëfen dhe një anë të errët të jetës së tij!


Shumë pak e mbajnë mend, por Bruce Grobbelaar ishte i pari ndër portierët në historinë e futbollit që shpiku truket e intimidimit dhe provokimit ndaj lojtarëve kundërshtarë në finalen e Kupës Europiane (Champions League) në 1984 ndaj Romës.

Por portiere nga Zimbabve rrëfen dhe një anë të errët të jetës së tij. Në librin autobiografik të botuar “Një jetë në Xhungël” Grobbelaar zbulon se ka vrarë njerëz të pafajshëm gjatë kohës kur punonte për Shërbimin Kombëtar të Zimbabves në vitet 1964-1979 gjatë periudhës së Luftës Civile.

“E mbaj akoma mend herën e parë kur kam qenë i detyruar të vras dikë. Më duket sikur i shoh akoma sytë e tij”, shkruhet në librin e tij. E shikova, ndjeva zemrën të më rrihte, por duhej të tërhiqja këmbëzën dhe të qëlloja. Nuk ndjeva asgjë, vetëm një lehtësim se kisha qëlluar para se ta bënte ai”, shkruan në libër 60-vjeçari