Portali slloven “Necenzurirano”: Prej nga janë milionat për mediat e SDS-së dhe “Operacionin Maqedonia”

Portali slloven “Necenzurirano” (necenzurirano.si) sot doli me analizë me titull “Prej nga janë milionat për mediat e SDS dhe Operacionin Maqedonia”, ndërsa gazetarët Primozh Cirman, Vesna Vukoviq dhe Tomazh Modiq, zbulojnë, siç shkruajnë, “oktapod” një relacionin Moskë, Budapest, Lubjanë dhe Shkup.

Sipas portalit, të paktën katër milionë euro hungarezët i kanë dhënë për financimin e operacionit mediatiko-politik për zbulim në Slloveni dhe Maqedoninë e Veriut. Gazetarët e “Necenzurirano” shkruajnë se për këto pohime për herë të parë kanë dokumente, të cilat midis tjerash kanë dhënë edhe pasqyrë të pjesshme në përhapjen e ndikimit hungarez në Ballkan.

Dëshmitë nga jashtë dëshmojnë se udhëheqësia më e lartë politike e SDS (partia e Janez Janshës) është përfshirë në financimin e mediave të afërta me SDS. Kemi dyshime se bëhet fjalë për një operacion për të cilin një pjesë e parave kanë ardhur prej burimeve ruse, shkruajnë gazetarët sllovenë.

Sipas portalit prej dy kompanive hungareze dhe një angleze të cilat kanë qenë të afërta me partinë Fides, paratë “kanë shkuar” në llogari të një kompanie sllovene, dhe që aty një milionë e gjysmë euro janë shfrytëzuar për financimin e mediave të afërta me Janez Janshën, ndërsa dy milionë e gjysmë euro, u janë dhënë katër mediave në Maqedoninë e Veriut. Sipas grafikut të portalit paratë në vend i kanë marrë Kurir, Netpres, Alfa dhe Lider.

Autorët e tekstit pohojnë se një pjesë e parave për financimin e mediave në Slloveni dhe Maqedoninë e Veriut vijnë nga Rusia. Ata shkruajnë se gjithçka ka filluar nga ndërtimi i një centrali bërthamor në vitin 2014, kur Qeveria e Viktor Orbanit, ka vendosur t’ua ndajë rusëve pa tender publik. Vladimir Putin e vlerëson Orbanin si aleatin më të madh në Bashkimin Evropian, ndërsa dy politikanë e mbështesin partinë djathtiste VMRO-DPMNE. Që nga viti 2017 më shumë gazetarë kanë raportuar për aktivitetet e shërbimeve ruse për zbulim në përhapjen e propagandës antiperëndimore në Maqedoninë e Veriut, thuhet në analizën e gazetarëve sllovenë.