Portalet në shërbim të subjekteve poltike!


Në botën moderne, në të cilën zhvillimi i teknologjisë bëhet me një shpejtësi të paimagjinueshme, krijimi, posedimi, transmetimi, respektivisht plasimi i informacionit është shndërruar në një garë të vërtetë me kohën. Kuptohet, qytetarët duan që të jenë të informuar saktë dhe në kohë, biznesi dëshiron që nëpërmjet informacionit të bëjë para, ndërsa politikanët të mbërrijnë te më shumë fuqi dhe pushtet.

Atë që do të shqyrtojmë në këtë storie është pikërisht manipulimi i opinionit publik nëpërmjet portaleve për qëllime të subjekteve politike. Edhe pse internet është “fshat global”, megjithatë theksin do ta vëmë te subjektet politike në Maqedoni, duke përfshirë portalet e Rajonit të Pollogut.

Portalet në “gjah” për më shumë vota

Nëse në të kaluarën ishim dëshmitarë të fushatave konvencionale zgjedhore, nëpërmjet të cilave partitë politike synon të përfitojnë më tepër vota nga qytetarët, në kohët më të fundit një hapësirë më të madhe në planin për veprim të partive zë propaganda online, respektivisht shfrytëzimi i rrejeteve sociale për qëllimet e tyre. Në këtë drejtim, edhe pse bëhen përpjekje për të depërtuar edhe në Tëitter, Instagram dhe në rrjete tjera të popullarizuara, megjithtë në shtetitn tonë Facebook mbetet padiskutim rrjeti social më i shfrytëzuar për arritjen e qëllimeve politike. Është simptomatike që këto online propagandues nuk jaë aktiv vetëm në kohë fushatash zgjedhore, por janë pjesë e pandashme e funksionimit të përditshëm të partive edhe kur zgjedhjet nuk janë në horizont. Në të shumtën e rasteve stigmatizohen konkurrentët politik, ndërsa shumë më rrallë lajmi shfrytëzohet për promovim të aktiviteteve dhe vlerave të vetanake. Nëse punëdhënësi vlerëson se bëhet fjalë për informacion që shkëputet nga informacionet e rëndomta, nuk kursehen para edhe për “sponsorimin“ e tij, në mënyrë që të arrihet dukshmëri/lexueshmëri për disa herë më tepër.

Shtabet partiake të “armatosur” me laptopë dhe smart celularë

Secila parti patjetër të ketë të ashtuquajturin shtab të vetin me persona që janë të caktuar për e-propagandë. Me një hierarki rreptësisht të përcaktuar dhe diktat udhëheqjeje, ndarjen e detyrave, kontroll dhe mbikëqyrje të punës së tyre, këto shtabe luajnë rolin e një makinerie për “shpërlarjen e trurit” të atyre që janë grup qëllimor. Punët dhe detyrat e punës janë të ndara në tre nivele, edhe atë: Niveli i parë-Portale informative; Niveli i dytë- profile të rrejshme në FB dhe niveli i tretë- fan faqe internet. Secili anëtarë i shtabit saktësisht e di obligimin e tij, nga kush merr instruksione, kujt ia dërgon inforamcionin, çfarë duhet të shkruajë, të kopjojë ose publikojë. Kur

bëhet fjalë për partitë që janë pjesë e pushtetit qendror dhe lokal, këta persona rekrutohen nga administrate, ndërsa më së shpeshti janë të grumbulluar nga radhët e të punësuarve nga vetë struktura e partisë së tyre dhe të cilët kanë dije themelore ose të avancuar në teknologjinë informatike, por edhe nga radhët e personave me varshmëri në rrjetet sociale. Partitë opozitare gjejnë forma tjera të angazhimit.

Portalet

Një parti politike, është trend që të vlerësohet nëse është aktive ose jo, në bazë të asaj se sa portale posedon, sa ato janë aktive në plasimin e lajmeve/informacioneve, sa ithtarë kanë etj. Krahas ëeb dhe fan faqeve zyrtare të partisë, mediumeve tjera online, portalet, gjithnjë kamuflohen si publikime “ informative të pavarura”. Paraprakisht blihen fan faqe të ndryshme, të cilat kanë më tepër ndjekës ( të cilat shpesh nuk kanë asnjë lidhje me politikën dhe me lajmet mbi rrjedhat shoqërore), faqe që promovojnë shoë bizz, humor dhe të ngjashme dhe të njëjtat bashkohen në një të vetme dhe shndërrohen në ndihmë facebook-u për ueb platformën ku plasohen “lajmet” nga një shtab i caktuar. Trendi më i ri është kyçja automatike e FB profileve, përcjellës të mundshëm potencial të target grupit, për përcjellje të fan faqeve të ndryshme, të cilat në fund përfundojnë në qoshin e njëjtë-portalit partiak ( fan faqes). Veçanërisht në periudhën para zgjedhjeve, simptomatike është shfaqja e një numri të madh të profileve të rrejshme me emra dhe fotografi të femrave të bukura, të cilat më pas, në një moment të duhur, shndërrohen në një makineri partiake.

Në këtë “betejë” për informacion të vërtetë në botën e portaleve, megafonët partiak gjithnjë janë një hap përpara. Kjo parasëgjithash është për shkak të financave. Pronarët e portaleve të pavarura të gazetarëve, që qëllim kryesor kanë ushtrimin e profesionit të gazetarit për shkak të informimit në kohë, të saktë dhe të pavarur, që në të shumtën e rasteve vetë janë edhe gazetarë edhe redaktorë, përballen me mungesë të mjeteve financiare për ushtrimin e veprimtarisë së tyre bazike. Rrjedhimisht, mangësi paraqitet edhe në aspektin e kuadrit, teknikës dhe çdo lloj tjetër të ndihmës logjistike. Një problem tjetër i madh me të cilin përballen portalet e pavarura në betejën me portalet partiake është qasja deri te informacioni. Shumë institucione, respektivisht bartës të funskioneve publike, lajmet ekskluzive, si dhe inforamcionet që më rëndë mund të sugurohen, (së pari) i dërgojnë te portalet e tyre, me qëllim që të ndihmohen në ngritjen e lexueshmërisë në kuptimin e ekskluzivitetit të informacionit.

Në shoqërinë tonë tashmë është hapur debate public mbi ndryshimet ligjore nëpërmjet të cilave do të vendosej një rend në transmetimin e informacioneve përmes mediave online, respektivisht rregullim konkret ligjor i funksionimit të portaleve.

Shtizat thehen mes Lirisë së fjalës dhe Mbrojtjes së individit ( nga shpifjet dhe dezinformatat)

Jemi dëshmitarë se themeluesi dhe pronari i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, publikisht pranoi para autoriteteve amerikane dhe europiane se ka pasur lëshime në punën e kësaj kompanie në kuptimin e lejimit që nëpërmjet profileve të rrejshme të ndikohet në proceset politike, sin ë SHBA, poashtu edhe ne vende tjera. Ai pasi e pranoi publikisht fajin e tij për këtë, premtoi se do të pasojë luftë e rreptë kundër këtyre dukurive. Z. Zuckerberg, konkretisht e përmendi Maqedoninë si një vend prej nga nëpërmjet profileve të rrejshme janë mundësuar dëmë ndikuese në proceset politike me përmasa të mëdha.

Profilet e rrejshme

Shfrytëzimi i profileve të ndryshme në rrjetet sociale nuk është një dukuri e paanjohur. Ato mes tjerash, masovikisht janë shfryëtzuar gjatë përiudhës së kaluar, ndërsa vazhdojnë edhe më tej të shfrytëzohen nga ana e subjeteve politike për krijimin e opinionit publik, të përformuar sipas nevojave të tyre.

Përfaqësuesi i një partie politike, me kusht anonimiteti, deklaron se në një cikël zgjedhor në periudhën e kaluar në Maqedoni, ishte pjesë e e-shtabit të saj partie. I njëjti numëronte afërsisht 10 persona, nga të cilët secili kishte për detyrë të hapë dhe menaxhojë nga dhjetë profile të rrejshme në FB. Portofoli i secilit profil duhej të ishte i pranueshëm për shfrytëzuesit e këtij rrjeti social, respektivisht të krijonte numër sa më të madh të miqve virtual nga të cilët sipas mundësisë të ishin emra të njohur nga procese të ndryshme shoqërore. Detyrë kryesore e secilit creator të profileve, pas fromësimit dhe kompletimit, ishte përhapja e propagandës negative për partinë konkurrente dhe përhapja e propagandës pozitive për partinë e tyre dhe eksponentët e saj. Shpërndarja e linkëve nga portalet partiak, sa më tepër komente në rrjet, gjithkund ku ka lajm, informacion, publikim,…të cilat janë në relacion me politikën aktuale, aktorët në të dhe aktivitete e tyre. Kohë pas kohe përgjegjësi në shtab bënte evaluimin e asaj se çfarë është punuar, duke dhënë drejtime mbi aktivitetet e ardhshme. Bashkëbiseduesi tha se përgjithësisht në parti kishte një kënaqësi të madhe nga ajo çfarë punohej dhe nga efektet që jepte kjo mënyrë e të vepruarit.

Fan faqet

Fan faqet janë shtylla kryesore në përkrahjen online ndaj partive politike. Ato janë platforma nëpërmjet të cilave lajmet nga ueb faqet transmetohen te shfrytëzuesit e facebook-ut. Gjithë “makineria” e veglave, në të cilat janë edhe profilet e rrejshme të shfrytëzuesve, i shfrytëzojnë fan faqet për veprim. Ato hapen lehtë, menaxhohen akoma më lehtë, mundësojnë qasje për secilin dhe nga kudo, ndërsa me raste nëpërmjet sponsorimit (pagesës) e bartin lajmin deri te secili, që paraprakisht është kategorizuar si target.

Partitë politike krahas fan faqes kryesore partiake, kanë edhe disa dhjetra fan faqe tjera partiake, më së shpeshi nga forumet partiake, degëve etj. Shpesh fan faqet me shenjim dhe titull partiak, që për më tepër është portal zyrtar i asaj partie, formohen nga një fraksion i caktuar ose nga një

grup tjetër i njerëzve të pakënaqur në parti, e cila në momentin e konfrontimit me udhëheqjen e partisë, fillon të publikojë lajme kundër asaj partie. Kështu kanë filluar xixat e para të shkëputjes te disa parti politike shqiptare në Maqedoni.

Intervista

“ Mediat online në gjuhën shqipe në Maqedoni, në të shumtën e rasteve janë portale, “financues” i të cilave shpesh është një parti politike, nëpërmjet gazetarëve të vetë, shantazhojnë, sajojnë lajme të rrejshme, mbështeten në shpifje ose realizojnë provokim të planifikuar. Shumica e mediave online në gjuhën shqipe në Maqedoni, marrin thërrime të përkrhajes financiare nga ministra, drejtorë dhe nga eshalonet më të ulëta të pushtetit dhe më këtë janë të obliguar të marrin lajme të gatshme nga zyrat e propagandës dhe nga zyrat për marrëdhënie me publikun të partive politike. Mediat online ose siç e quajnë ato veten “portalet”, duket se nuk janë të gatshme të vetërregullohen, rregull që tashme me vite praktikohet në vendet e Bashkimit Europian. Media online të vërteta në Maqedoni vetëm mund të dëshirohen, ndërsa deri atëherë të shpresojmë ne do të fillojmë të vetërregullohemi, sepse gjendje në të cilën janë këto media edhe përfshirja e tyre në ligjin për mediat nuk do të mund t’i rregullojë“.

* Valmir Kuçi, gazetar (Medial.mk)

“ Në Republikën e Maqedonisë pothuajse është e pamundur të flitet për gazetari të pavarur. Nga kjo dukuri nuk mund të përjashtohen as edhe portalet, bile mund të konstatojmë se te portalet gjendja është akoma më e keqe. Që të funksionojnë duhet të jenë nën ndikimin e politikës ose të jenë të përkrahura nga fonde të OJQ-ve. Në opsionin e parë, nuk mund të flitet për politik redaktuese të pavarur, ndërsa në opsionin e dytë respketohen standarde të caktuara, por ndodh që të vendosen edhe kushte. Edhe nga marketing si një mënyrë mbijetese, nuk mund të shihet zgjidhje, veçanërisht te portalet, sepse te ne portalet akoma nuk e kanë vendin e tyre të duhur si media”.

Një problem tjetër i veçantë është konkurrenca jolojale. Vetëm disa portale në gjuhën shqipe në Maqedoni janë të regjistruara, ndërsa ekzistojë qindra portale aktive. Rrjetet sociale sot janë konkurrenca më e madhe e jona. Disa portale funksionojnë nga selitë e partive politike. Mbulohen

harxhimet dhe pagat e gazetarëve të angazhuar nga ana e partisë dhe propagandojnë lajme, në disa raste të rrejshme. Nga ana tjetër, flitet se ka pronarë portalesh që funksionojnë me sistemin e “reketimit”. Ato, nëpërmjet shtypjes arrijnë te paratë, dhe realisht edhe kjo dukuri shfaqet si konkurrencë. Moment kthese mund të jetë vendimi i qeverisë, ajo që institucioneve shtetërore iu ndalohet të reklamohen në mediat private. Kështu shumë portale, por edhe media tjera nuk do të mund të gjenden në treg dhe për shkak të mungesës së mjeteve do të shuhen. Rastet e para tashmë i kemi parë. Ka televizione, gazeta dhe portale që po mbyllen .“

* Drton Zenku, Kryeredaktor „Flaka” dhe „Gostivari Sot”

“Niveli i ulët i komunikimit dhe mungesa e ofertave serioze mundëson që partitë politike të bëjnë përpjekje që të fitojnë pikë politike nëpërmjet spineve, të cilat shpesh i bëjnë nëpërmjet portaleve që i kanë hapur ose që në mënyra të ndryshme i financojnë. Për fat të keq, një numër i madh i mediave online janë shndërruar në mercenarë të partive politike ose të klaneve brenda partive. Këtu tashmë nuk mund të flitet për gazetari por për propagandë, duke mos respektuar asnjë normë morale dhe profesionale. Këto portale e bëjnë këtë për përfitime materiale ose për shkak se janë të kontrolluara nga aktivistë partiakë dhe shërbëjnë si organe jozyrtare të partivë ndaj të cilave janë besnike “.

* Rahim Huesini gazetar/pronar/redaktor (Tetova1)

Anketa

Është bërë anketim anonim i qytetarëve të përzgjedhur rastësisht, të cilëve iu janë parashtruar tre pyetje në lidhje me ndikimin e partive politike mbi portalet informative. Anketimi është realizuar në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit dhe janë përfshirë gjithsej 52 persona, respektivisht 28 në Tetovë dhe 24 në Gostivar.

Në pyetjen e parë: A besoni në informacionet që i lexoni në portalet?

* 11 persona të anketuar janë përgjigjur me „PO“

* 28 persona të anketuar janë përgjigjur me „PJESËRISHT“ dhe

* 13 persona të anketuar janë përgjigjur me „JO“

Në pyetjen e dytë: Mendoni se partitë politike kanë ndikim mbi portalet?

* 34 persona të anektuar janë përgjigjur me „PO“

* 14 persona të anektuar janë përgjigjur me „PJESËRISHT“ dhe vetëm

* 4 persona të anektuar janë përgjigjur me „JO“

Në pyetjen e tretë: A duhet që të rregullohet funksionimi i portaleve, në raport me mbrojtjen nga ndikmet e jashtme, në veçanti nga partitë politike?

* Të gjithë të anketuarit kanë përgjigje pohuese në këtë pyetje, respektivisht janë shprehur PËR mbrojtjen e portaleve nga ndikimi politik.

Përfundime

Nga ky hulumtim mund të sillen disa përfundime.

Përfundimi i parë dhe bazik është se në Maqedoni, por edhe në Rajonin e Pollogut gjithashtu, portalet maksimalisht janë vënë në funksion të subjekteve politike. Kjo dukuri ka marr hov të madh viteve të fundit, me ekspanzionin e një numri të madh të shrytëzuesve të rrjeteve sociale ( sidomos FB-së), por edhe me procedurën e lehtë dhe të shkurtër për hapjen e një ueb faqeje, nëpërmjet së cilës mund të konkurrohet në tregun e informacionit. Ndikim të madh ka edhe ndryshimi në praktikën e njerëzve që në vend që të informohen nga televizioni dhe gazetat të informohen 24 orë në ditë nëpërmjet mediave online, respektivisht portalet dhe që ua mundëson smart celulari i tyre, të cilin nuk ka njeri që nuk e posedon.

Kjo ka mundësuar krijimin e një “xhungle” të vërtetë të rrjedhës së informacionit dhe lajmeve, me ç’rast mbetet aftësi dhe gjindshmëri të detektohet lajmi i vërtetë dhe josubjektiv i transmetuar në raport me propagandën. Partitë poltike e shfrytëzojnë këtë situatë dhe kanë krijuar sistem të përhapjes së lajmeve të “tyre”, të cilat në të shumtën e rasteve dalin nga suaza e infromimit profesional dhe etik gazetaresk.

Përfundimi i dytë është se kjo materie është shumë rëndë ( gati e pamundur) të rregullohet me akte normative. Edhe përkundër të gjitha përpjekjeve të autoriteteve amerikane dhe europiane që të vendoset njëfarë rregulli në (dez)informimin nëpërmjet rrjeteve sociale, por edhe me debatet e autoriteteve vendëse që i takojnë sferës së gazetarisë dhe shoqatave joqeveritare që provojnë ta përmirësojnë këtë imazh, nuk mund të jemi optimist. Kjoështë e ndërlidhur me shumë shkaqe, por parasëgjithash, për shkak të mundësisë së lehtë që aktivitetet të ndërlidhura më këtë problematikë të dalin ( ose tërësisht të shkojnë) jashtë kufijve administrative të një shteti. Gjithashtu, partitë politike që janë pjesë e pushtetit nuk janë shumë të interesuara që ta pmundësojnë shfrytëzimin e kësaj “arme” të fuqishme në të mirë të tyre. Një problem tjetër në këtë drejtim është mbrojtja e lirisë së fjalës dhe mendimit, si një postulat themelor i demokracisë.

Të dhënat për hulumtimin

Ky hulumtim është bërë gjatë muajit maj të vitit 2018, në Rajonin e Pollogut në Maqedoni. Është shfrytëzuar metodologjia e kombinuar e analizës, intervistës dhe anketës. Paraprakisht janë shfrytëzuar të dhënat nga 21 portale në gjuhën shqipe nga ky rajon, janë intervistuar përfaqësuesit e partive politike ( të pushtetit dhe të opozitës), pronarë portalesh, redaktorë dhe gazetarë. Janë anketuar gjithsej 52 persona të grupmoshave të ndryshme, gjinissë, vendbanimit dhe statusit social.

Punoi: Liridona Vejseli

„Civica mobilitas është projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), që e zbaton NIRAS nga Danimarka, Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS) nga Maqedonia dhe Instituti suedez për administratë publike (SPIU) nga Suedia.“

Përmbajtja e kësaj storie hulumtuese është përgjegjësi e vetme e autorit dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se reflekton pikëpamjet e Civica mobilitas, Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) ose organizatat që e zbatojnë