Portal i ri me të dhënat e të gjitha institucioneve


Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës Damjan Mançevsi shpalosi Strategjinë dhe planin aksionar për të dhëna publike.Në këtë strategji janë paraparë masa të cilat do të ndikojnë në rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe besimin tek institucionet. Risi do të jetë portali që do të hyjë në funksion në muajin gusht ku do të publikohen dokumente dhe të dhënat e institucioneve në vend. Zv/ambasadori i Britanisë së Madhe përveç të dhënave publike është e nevojshme që të njëjtat të jenë të thjeshtëzuara dhe të kuptueshme për të gjithë qytetarët.

“Shfrytëzimi i këtyre të dhënave do të jetë falas për të gjithë. Të gjitha institucionet do të kenë mundësi dhe mënyrë që t’i vendosin dokumentet të cilat i krijojnë t’i vënë në dispozicion të qytetarëve kështu që të gjithë të mund t’i përdorin por, përsëri them se duhet të punojmë edhe në kapacitetet e institucioneve që të kemi mundësi që të dhënat të jenë në kohë reale dhe kur t’ju duhen qytetarëve”, – deklaroi Damjan Mançevski, Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

“Plani aksionar është për të mbledhur të dhënat dhe e di nuk është e lehtë e them nga përvoja në Britaninë e Madhe. Gjëja e dytë është që të dhënat t’i bëjmë të kuptueshme dhe të kapshme për çdo person dhe lejoni njerëzit që të japin mendime dhe ide sepse kjo ndihmon në përmrësimin edhe më shumë të kësaj strategjie”, tha Poll Eduard zv/ambasador i Britanisë së Madhe.