Porositi online një IPhone 12 ProMax, por mori…. një pllakë

Kemi dëgjuar për eksperienca jo të bukura me blerjet online.
Olivia Parkinson kishte porositur një iPhone 12 ProMax, por kur hapi kutinë zbuloi se telefoni i saj i ri ishte zëvendësuar me një pllakë drejtkëndëshe të thyer.

Në fotot e shpërndara në rrjetin social Twitter ajo tregon pllakën e thyer e cila ishte e vendosur në kutinë e IPhone. Përbri fotos ajo shkruan se ishte tepër e zhgënjyer.

Duke iu përgjigjur ankesave, një zëdhënës i kompanisë kishte treguar se hetimi zbuloi se Olivia ishte viktimë e një mashtrimi, kështu që ne kemi mbyllur llogarinë, kemi shkruar bilancin e papaguar dhe do t’i kthejmë të gjitha paratë që ajo ka paguar”.
“Ne kemi qenë në kontakt me zonjën Parkinson për ta mbajtur të përditësuar dhe për ta inkurajuar atë që të kontaktojë shitësin për të zgjidhur këtë” thanë ato.