Porositën mall me vlerë 16.500 euro në Austri, ngelen edhe pa paratë edhe pa mallin kompania nga Zhelina e Tetovës

Me datë 03.12.2024 në ora 15.45 në SPB Tetovë, një menaxher i një subjekti juridik në një fshat të Komunës së Zhelinës ka raportuar se me datën 08.11.2024 janë mashtruar një shumë të parave me vlerë prej 16.550 euro.  Sipas raportit, përmes një banke në Tetovë, pas një marrëveshjes paraprake, paratë i ka paguar nga llogaria e transaksionit të kompanisë në të cilin punon në emër të një kompanie nga Republika e Austrisë me të cilën kishin bashkëpunime të rregullt 15 vjeçar dhe kanë kontaktuar nëpërmjet e-mailit.  Sipas raportit, ata kanë porositur mallra, por pasi që nuk e kanë pranuar porosinë në afatin e caktuar, ai ka kontaktuar në telefon me pronarët e kompanisë, të cilët i kanë thënë se kanë bërë kontroll dhe kanë konstatuar se nuk është bërë asnjë pagesë dhe për këtë arsye nuk kanë dërguar mallin.  Gjithashtu, sipas raportit, është konstatuar se një person ka ndryshuar adresat elektronike të kompanisë së përmendur dhe se nuk ka kontaktuar me to, por me një person të panjohur i cili kishte kryer mashtrim kompjuterik.  Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.