Porositë prej postës së Maqedonisë së Veriut “udhëtojnë” me muaj

Porositë prej postës së Maqedonisë së Veriut, deri te adresat e pranuesve “udhëtojnë” deri në tre muaj. Qytetarët ballafaqohen me probleme të shumta gjyqësore për shkak të vonesave të postës. Ata thonë se shërbimet nuk janë aspak cilësore dhe rrallë i përdorin ato, disa madje ironizojnë duke pyetur nëse ka postë në shtet ose jo.

“Nuk e di, a ekziston posta, a ka postë në këtë shtet?.. Porosia e fundit më ka arritur pas 3 muajsh, me vonesë 3 muaj…”, tha një qytetare.
-A ju ka shkaktuar kjo ndonjë problem?

-Po, sepse bëhej fjalë për vendim nga gjykata, normalisht se më ka shkaktuar problem.”

“Po i përdori. Postën e RMV-së. Mendoj se do të ishte më mirë të jetë edhe më e shpejtë, por mirë… 30 ditë besoj që është bërë porosia më e vonshme deri tek unë”, u shpreh një tjetër qytetare.
-A ju vijnë dokumentat me kohë ?
-Jo bash në rregull, se shembull uji vjen rregullisht, por rryma nuk vjen rregullisht. Problem, vjen afati duhet të paguhet, fatura nuk ka ardh”, tha një qytetar.
Po e përdori
-Si ju duken shërbimet.
-Mesatare”, tha një qytetar.

Avokati Mefail Asllani thotë se për shkak të mosfunksionalitetit të postës ndodh që ftesa për Gjykatë të arrijë pasi të ketë përfunduar seanca gjyqësore, ndërsa shumë shpesh ndodh që qytetarët të ballafaqohen me probleme me përmbarues, ndërsa pala informohet për herë të parë pasi t’i bllokohet xhirollogaria.

“Faktikisht neve na ndodh që për shembull të marrim thirrje prej Gjykatës, kur neve na mbrrin thirrja, seanca veçmë ka kaluar, ne nuk kemi qenë të informuar. Pastaj vjen një nervozizëm edhe te palët edhe te ne……Ne kemi rast kur në Gjykatën civile që e kemi shumë pak hapa prej zyrës, kurse komunikimi bëhet përmes postës”, u shpreh Mefail Asllani, Avokat.