Zyrtari i lartë i BDI-së, Artan Grubi ka komentuar zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai ka vlerësuar si hap të guximshëm vendimin e kandidatit democrat për president të SHBA-ve, Joe Biden për ta zgjedhur për herë të parë një grua me ngjyrë si candidate për zv/president për zgjedhjet e 3 nëntorit.
“Hap i guximshëm dhe interesant i kandidatit demokrat për President të SHBA-ve Joe Biden për të zgjedhur për herë të parë një grua edhe atë me ngjyrë si kandidate për zëvendës presidente për zgjedhjet e 3 nëntorit në SHBA.
Liderët e guximshëm bëjnë historinë, votuesit vlerësojnë.
Porosia e ditës: Bëhu lider e jo politikan!”, është shprehur ai.