Një porosi kontraverse drejtuar nxënësve shqiptarë është përhapur gjithandej në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkupin, e cila u kërkon nënave që të mos i lejojnë fëmijët e tyre të shkojnë në mbrëmjen e maturës.
Teksa është afruar fundi i vitit shkollor dhe organizimi i përvitshëm i ndejave të maturës për nxënësit e klasave të nënta të shkollave fillore dhe nxënësve që përfundojnë gjimnazin, në Shkup janë vendosur pamfleta që u bëjnë thirrje nxënëxve për t’i bojoktuar këto mbrëmje të maturave.
Lajmi është bërë i ditur sot nga gazeta Koha në Maqedoni, e cila në numrin e nesërm të saj do ta trajtojë gjërësisht këtë çështje. Por, pavarësisht se gazeta del në shitje nesër, ajo e ka bërë publike sot pasdite numrin e nesërm të saj.
Në ballinën e gazetës Koha në Maqedoni, shkruhet: “Prej kur qenka haram matura?”.
Në ballinën e kësaj gazete, lidhur me lajmin, shkruhet se “Nëpër dru, shtylla betoni dhe vende të ngjashme publike, fanatikët kanë vendosur afishe ku u kërkohet nënave që të mos lejojnë vajzat dhe djemtë të shkojnë në mbrëmjet e maturës”.
“Që të jenë ende më patetik në gjithë porosinë tragjikomike, shkruajnë se ‘prindi e dërgon vajzën/djalin e tij në duart e shejtanit dhe punëtorëve të tij’, pasi matura qenka ‘nata ku bëhet imoraliteti’, raporton gazeta shqiptare në Maqedoni.