POROJ, POLICIA KA GJETUR MINAHEDHËS NË NJË FUSHË


Policia në një fushë në fshatin Poroj të Tetovës ka gjetur minahedhës të kalibrit 60 milimetra me 18 granata dhe hedhës dore RPG-7 me 5 raketa të cilat ishin të vendosura në gjashtë thasë.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se arma është gjetur nga ana e nënpunësve policorë gjysmë ore pas mesnate kur kanë kryer kontroll në fushën e mbjellë me misër në afërsi të fshatit Poroj.

Është kryer ekspertizë e plotë me pjesëmarrjen e prokurorit publik, arma është marrë për procedurë të mëtejshme nga pjesëtarët e Njësitit për antiterrorizëm të Ministrisë të Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë. Bëhet fjalë për armë të vjetër të papërdorur e cila do të asgjësohet në procedurë përkatëse, përfundojnë nga MPB-ja.