Por*nografi, alk*ool, duhan dhe dhu*në në familje! COVID -19 nxjerr më të keqen e njerëzimit

Prej afro dy vitesh “bota” është nën kthetrat e pandemisë. Karantina, vetëizolimi, maska dhe dezinfektantët janë bërë tashmë pjesë e jetës tonë, çfarë na ka bërë edhe të ndryshojmë sjelljen.
Po duket se pandemia veç vd*ekjeve dhe vuajtjeve të shumë personave, ka nxjerë më të keqen e njerëzimit.
Në një raport të publikuar nga “RT” jepen 5 “mënyrat në të kqija” sesi kanë reaguar njerzit gjatë bll*okimit.

Mbi gjysmë milioni të rinj britanikë morën zakonin e duhan prijes gjatë bllokimit për të mposhtur stresin dhe mërzinë. Një studim zbuloi se mbi 650,000 britanikë të moshës midis 18 dhe 34 vjeç filluan të pinë duhan, kjo është një rritje prej 25%.
Të njëjtët arkivistë nga Kolegji Universitar në Londër (UCL) të cilët zbuluan se pirja e duhanit ishte gjithashtu në rritje, studiuan se edhe pirja e alk*oolit në një sasi të madhe ishte në rrijte.

“Bllokimi ishte një periudhë stresi i madh për shumë njerëz dhe ne pamë norma të pirjes së duhanit dhe pirjes së alk*oolit në mesin e grupeve më të goditura nga pandemia,” shpjegoi Dr. Sarah Jackson nga UCL. “Njerëzit gabimisht besojnë se pirja e duhanit dhe e alk*oolit lehtëson stresin”, tha ai.
Mbi 160 persona kryesisht gra, vdiqën si pasojë e dhu*nës në familje në 12 muajt deri në fund të marsit. 38 persona të tjerë me një histori abuzimi në familje vranë veten.

Njerzit nuk mundën të shkonin në punë apo në palestër, kështu që kohën e kalonin para televiziorit duke ngrën biskota, cokollata etj. Kjo nuk ishte vetëm tek të rriturit, por edhe tek fëmijët. Ata kalonin kohë të gjata para videolojrave duke ngrënë dhe duke pirë. Një studim i botuar në revistën shkencore Nature, zbuloi një rritje të konsumit të por*nografisë. Të ardhurat e faqeve por*nografike u rritën me 553% gjatë pandemisë.