Populli rus nuk do luftë


Hashtagu “Jo luftë” ka qenë në trend në rrjetet sociale në gjuhën ruse, duke përfshirë profilet e një numri të famshëm rusë.

Hashtagu dhe mbishkrimi janë shpërndarë afërsisht 208 mijë herë në Instagram, ndonjëherë të shoqëruara nga një katror i zi. Postimet vijnë nga Rusia dhe diaspora ruse, si dhe nga popullsitë ruse-folëse të ish-republikave sovjetike.

“Frika dhe dhimbje. JO LUFTËS”, lexohet në një postim të së enjtes nga Ivan Urgant, një drejtues i njohur i emisioneve.

Njerëz të tjerë të famshëm rusë gjithashtu kanë ndarë ndjenja të ngjashme.

“Mos u dorëzoni para panikut dhe manipulimit të informacionit”, shkroi Manizha, një këngëtare ruso-taxhike që përfaqësoi Rusinë në Eurovision 2021.

“Tani çdo lëvizje apo fjalë e gabuar mund të jetë fatale. #Jo luftë”.

“Jo luftë, ju lutem”, ka shkruar në kamerën e një televizioni tenisti rus Andrey Rublev.