“Nëse humbim Kosovën si themelin e ekzistimit tonë, nuk jam i sigurt se populli ynë ka të ardhme”, ka thënë mbrëmë mitropoliti i Zagrebit – Lubljanës Porfirije, duke nënvizuar se kështu ka fol patriarku Irinej, shkruan “Novosti”.
“Ne serbët nuk kemi narrativë kombëtare, por kemi Kosovën. Kosova është shumë më tepër se mit. Miti është çështje imagjinate e Kosova për patriarkun tonë dhe kishën është betim, është çështje identiteti. Kosova është vertikalja, diçka që nënkupton të kaluarën dhe në të njëjtën kohë pa diçka që nuk ka të ardhme”, tha ai.
Ai duke komentuar kritikat në llogari të patriarkut Irinej se “nuk ishte i moderuar”, theksoi se “kisha është përherë moderne”.
“Patriarku ynë dhe kisha çdoherë janë bashkëkohore, sepse ajo dëshmon Krishtin dhe është jashtë kohës e hapësirës është ‘e freskët’ përherë”, tha ai.
Mitropolit ka përmendur edhe identitetin dhe lidhjet me Rusinë dhe popullin rus.
“Për Rusinë na lidhin gjëra të identitetit dhe ajo është feja, na lidhin kishat, ne ndajmë vlerat e njëjta dhe shikime të njëjta në botë dhe historia jonë është e ndërlidhur me atë ruse”, tha mitropoliti.
Mitropolit Porfirije ka nënvizuar se Kisha ortodokse Serbe në të kaluarën pësoi goditje të rëndë.
“Kisha ka përjetuar goditje të rëndë për shkak të vdekjes së mitropolitit Amfilohije dhe patriarkut Irinej. Kemi humbur dy shtylla të forta, nga ana tjetër, kisha është e gatshme për faqe të re për vazhdim. Faqja e re, po libri i njëjtë. Patriarku kishte zemër të madhe dhe kishte kujdes çka flasin njerëzit për të, por edhe çka fliste dhe bënte. Ka respektuar secilin”, tha mitropolit Porfirije.