Pollozhani e quan hipokrit deputetin e VV me maskën “E dua Muhammedin”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Eman Rrahmani javën që lam pas u paraqit në seancën e Kuvendit me një maskë mbi të cilën shkruante “E dua Muhamedin” kjo si kundërpërgjigje ndaj institucioneve që nuk i reaguan siç tha ai ambasadorit në Francë, Qëndrim Gashi.

E në fakt kjo përpos që u vërejt këtu në Kosovë siç duket ka marrë jehonë edhe në mediat e Turqisë vend ky që është përfshirë në debat të ashpër me Francën pas vrasjes së 18 vjeçarit i cili i preu kokën një mësuesi që shpërndau kartikaturat e profetit Muhamed.Agjencia e njohur e lajmeve Anadoly Agency, ka shkruar rreth këtij veprimi të deputetit kosovar.

Për gjestin e tij ka replikuar autori Shpëtim Pollozhami ish i burgosuri politik ku ka then se veprimet e tilla i bën vetëm për vota duke e quajtur hipokrit!