Sektori për punë të mbrendëshme Tetovë, edhe këtë vitë vazhdon me kontinuitet aktivitetet për zbulimin e shtetasëve të huaj, të cilët qëndrojnë dhe punojnë pa leje në rrajon, ose qëndrojnë në kundërshtim me qëllimin, në fakt keqpërdorin qëndrimin turistik në shtetin tonë, transmeton Flaka
“Gjatë tre muajve e gjysëm sa kanë kaluar, janë realizuar 8 kontroll aksione në objekte hotelerike, nga të cilat 5 nga rajoni më i gjërë i Tetovës dhe 3 nga rajoni i Gostivarit, kryesisht në muajin Janarë”, thuhet në njoftimin nga SPB – Tetovë.
Në këto kontrolle janë zbuluar 32 shtetase të huaja, më së shumti edhe atë 26 shtetase nga Republika e Shqipërisë, pastaj 5 shtetase nga Republika e Sërbisë, dhe 1 shtetase nga Republika e Kosovës. Pjesa më e madhe e tyre, kanë qenë të angazhuara si këngëtare dhe vallëtare, ndryshe quajtur argëtuese, të moshave të ndryshme edhe atë prej 19-35 vjet.
“Shtetaset e huaja në numër të konsiderueshëm, kanë keqëpërdorur qëndrimin turistik, kurse disa prej tyre edhe kanë punuar në mënyrë jolegale nëpër objekte, dhe pas arestimit dhe ndalimit në SPB Tetovë, janë dorëzuar në Departamentin për krim ndërkufitarë, migracion, të huaj dhe riatëdhesim, për procedurë të mëtutjeshme, vazhdon kumtesa.
Në këtë periudhë, gjithashtu, në kontroll aksionet janë zbuluar edhe 24 shtetase të Republikës së Maqedonisë, të punësuara nëpër objekte si vallëtare, kamariere dhe shërbime tjera hotelerike.