Pollog, fushatë vetëdijësuese për diskriminimin ndaj grave “Çdo ditë 8 mars” (FOTO)

Qendra për Mundësi të Barabarta “Mollëkuqja” në bashkëpunim me komunat e Tetovës, Tearcës dhe Gostivarit në kuadër të 8 Marsit filloi realizimin e kampanjës vetëdijësuese kundër diskr*iminimit ndaj grave, me ngjitjen e billbordeve me mesazhin “Sa herë në vit do të doje të ishte 8 mars?”.

Bilbordet me këtë mbishkrim do të qëndrojnë në disa lokacione të komunave të lartpërmendura për disa javë, ku qëllimi kryesor i kësaj kampanje sipas “Mollëkuqjes” është dhënia e mesazhit se gratë nuk meritojnë të trajtohen si të barabarta vetëm 1 ditë të vitit, por çdo ditë.

“„Mollëkuqja” çdo ditë e trajton si “Dita e Gruas” dhe lufton për ngritjen e vetëdijes për problemet me të cilat gratë përballen. Lufta do të vazhdojë deri në momentin kur nuk do ketë nevojë për një ditë të posaçme për të luftuar. Nuk mundemi që më 8 mars të kërkojmë të drejtat e grave në punë, përderisa gratë në vendin tonë nuk kanë një vend pune. Më shumë se gjysmë milion gra në Maqedoninë e Veriut janë të papunësuara dhe joaktive, gratë në vendin tonë ngelen të jo të përfaqësuara në vendimmarrje si dhe në çdo fushë tjetër”, thonë nga Mollëkuqja.

Ndryshe, Dita Ndërkombëtare e Gruas është festë globale që festohet çdo vit më 8 mars për të përkujtuar arritjet kulturore, politike dhe socio-ekonomike të grave.