Politikani serb thotë se plagosja e dy fëmijëve serbë të Kosovës ka lidhje me Vuçiqin

Kryetari i Partisë Republikane të Serbisë, Nikolla Sanduloviq ka reaguar pas plagosjes me armë zjarri të dy fëmijë serbë të Kosovës në komunën e Shtërpcës.

Policia e Kosovës ka arrestuar gjatë mbrëmjes së kaluar një pjesëtar të FSK-së, si të dyshuarin kryesor për plagosjen me armë zjarri të një 11-vjeçari dhe një 21-vjeçari në fshatin Djarkovc të Shtërpcës.

“Kur të arrestohet publikisht ‘Shqiptari’ me emër dhe mbiemër të plotë, i cili gjoja ka qëlluar në Shtërbac mbi fëmijët e pafajshëm serbë të veshur me pemën e Krishtlindjes, atëherë do të besojë se kjo nuk ka lidhje me ty dhe klanin tuaj kriminal të Wagnerit, krimineli dhe i çmenduri Aleksandar Vuçiq”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.