Policja kosovare kthehet në punë, u largua para shtatë viteve shkaku i mbulesës

Indira Mujaj do kthehet vendin e punës në Policinë e Kosovës, ishte përjashtuar për shkak të shamisë
Para shtatë viteve Indira Mujaj u përjashtua nga puna, e cila ishte shërbyese civile në Policinë e Kosovës. Arsyeja e këtij përjashtimi ishte shamia e saj.

Mirëpo Gjykata Themelore e ktheu në punë Mujajn para dy vjetëve. Kundra këtij vendimi ishte Ministria e Punëve të Brendshme, ku edhe bëri ankesë. Kjo çështje shkoi në Gjykatën e Apelit që është një shkallë më e lartë, me ç’rast Apeli e rrëzoi ankesën e MPB. Kështu ka njoftuar përmes një njoftimi në Facebook, avokati Muhamet Mujaj. “Shamia është vlerë e kombit shqiptar, nuk mund ta ndalni”- ka shkruar Muja në Facebook.
Postimi i plotë i avokatit Muhamet Mujaj:

Në natën e Ramazanit një lajm i mirë për të gjithë agjeruesit. Duke mos dashur me e lodh opinionin me shumë lexim, po ju them se shteti ligjor po ndërtohet. Edhe gjyqtarët e kanë kuptuar se diskr*iminimi në baza fetare nuk ka vend në një shoqëri demokratike. Pas një viti e katër muaj ne kemi pranuar aktgjykimin nga Gjykata e Apelit ku ka vërtetuar kthimin në vendin e punës të punonjëses me shami Indira Mujaj. Përveq rasteve civile që po del se jemi diskriminuar, institucionet tona duhet të ngrisin edhe raste penale ku përgjegjësit që diskr*iminojnë dhe fyejnë identitetin fetar të dënohen, si ishte rasti makaber dhe i neveritshëm në Gjakovë. Shamia është vlerë e kombit shqiptar, nuk mund ta ndalni.