Policja amerikane që i kërceu në prehër shefit të saj është me origjinë shqiptare (VIDEO)

Oficerja e Policisë së Nju Jorkut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, video e të cilës është bërë virale në internet ku shfaqet duke kërcyer në prehërin e shefit të saj, është me origjinë shqiptare. Ajo quhet Vera Mekuli dhe është 26 vjeç.

Ajo ka qenë në një festë së bashku me kolegët e saj të policisë dhe shefin e tyre, togerin Nick McGarry, i cili është i martuar.
Nën ritmin e muzikës dhe të alkoolit, Vera Mekuli bën kërcim sensual në prehërin e shefit të saj.

Por pas publikimit në rrjetet sociale të kësaj video, reagimet kanë qenë të shumta. Dhe kjo për faktin se togeri McGarry është i martuar.
Policja 26 vjeçare ka reaguar me anë të një video për tabloidin amerikan TMZ, ku kërkon ndjesë për veprimin e saj. Falje i ka kërkuar sidomos bashkëshortes së kolegut të saj.