Policia zvicerane plagos dy shqiptarë, dyshohen për vjedhje

Dy shqiptarë janë plagosur të shtunën në mbrëmje derisa janë përballë me policinë zvicerane gjatë ikjes.

Të shtunën në mbrëmje, policia zvicerane është lajmëruar për një vjedhje në një shtepi pushimi në Glarus (Zurich).

Autoritet kanë reaguar menjëherë dhe me të arritur në vendin e ngjarjes janë përballë me grabitësit e dyshuar, ndaj të cilëve kanë përdorur edhe armët e zjarrit.

Grabitësit e dyshuar derisa po tentonin të largoheshin me veturë, kanë hasur në postblloqe të policisë të cilët kanë gjuajtur me armë duke plagosur dy prej tre shqiptarëve të dyshuar si të implikuar në vjedhje.

Megjithatë, pavarësisht kësaj, ata tentuan të largohen duke u aksidentuar rreth një kilometër më pas.

Policia zvicerane njofton se të dyshuarit janë shtetas shqiptarë pa vendqendrim në Zvicer.

Njëri prej të plagosurve është në gjendje kritike për jetën, derisa një tjetër ka mundur të reagoj pas plagosjes.

Një tjetër grabitës i dyshuar nuk ka pësuar ndonjë lëndim dhe ai tashmë është arrestuar nga policia.