Policia zbulon kopshtin zologjik ilegal në Çegran!


Në një objekt hotelerik në Çegran është zbuluar një mini kopsht zoologjik me kafshë të egra pa leje adekuate, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme.

Rasti është zbuluar nga policët e Sektorit për polici kriminalistike, Sektorit për krim të përgjithshëm, Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë, inspektorët e Inspektoratit Shtetëror për Mjedis Jetësor dhe përfaqësues të kopshtit zoologjik në Shkup, pas urdhrit të lëshuar nga prokurori publik.

“Gjatë kontrollit të kryer është gjetur mini kopsht zoologjik, i cili është në përbërje të objektit, pas çfarë është konstatuar se në të ruhen më shumë kafshë të egra, për të cilat pronari nuk posedon dokumente. Pas dokumentimit të rastit nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit Jetësor do të përgatitet raport, kurse SPB Tetovë deri te Prokuroria publike kundër pronarit do të parashtrojë kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.