Policia vuri në pranga Agron Ramadanin nga BQK, nga 2008-ta përdori diplomë të falsifikuar


Sot më 23 nëntor 2018, Policia e Kosovës, respektivisht hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe korrupsionit pas hetimeve të zhvilluara lidhur me dyshimet për veprat penale “Falsifikim i Dokumenteve” dhe “Legalizimi i përmbajtje së rreme” kanë arrestuar personin A.R, 1970.

I dyshuari i lartpërmendur dyshohet se që nga viti 2008, ka përdorur diplomën e falsifikuar universitare për t’i siguruar vetes pozita udhëheqëse në një institucion.

Me aktvendim të prokurorit kompetent të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e të gjitha dukurive negative, veprave penale dhe në veçanti luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit./botasot