Më datë 26.08.2019 në bazë të urdhërit gjyqësor, Njësiti për tregti të palejuar me drogë dhe armatim pranë SPB në SHkup ka bastisur shtëpinë e F.P. (43) nga Çairi, Shkup. Gjatë bastisjes janë gjetur dhe janë konfiskuar një qese me heroin, një kuti me 60 paketime të voga me heroin dhe një qese me mbetje të heroinës. F.P është arrestua në stacion policor, kurse pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngritet padi adekuate.
Poashtu në bazë të urdhrit të gjykatës, është bastisur edhe shtëpia e vëlluat të tij poashtu me iniciale F.P. (51). Me këtë rast është gjetur marihuanë, matëse digjitale, revole e llojit “Ekol Firat Magnum ЕF810399 Volgran“. F.P. dhe djali i tij B.P. janë arrestuar në stacion policor.
Të njëjtën ditë, me urdhër gjykate është basisur edhe shtëpia e G.P. (41) në Çair. Gjatë bastisjes është gjetur dhe është konfiskuar materie pluhur me ngjyrë kafe, një matëse digjitale. G.P. është arrestuar në stacion policor.