Policia tregon nëse rasti i gruas që u arrestua te Kuvendi, ka të bëjë me zhvillimet politike


Një grua është parë duke u arrestuar në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, gjatë ditës së sotme, rast ky për të cilin Policia ka dhënë detaje.

Rastin për Gazetën Metro e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, i cili ka thënë se ky arrestim nuk ka të bëjë me zhvillimet e sotme, ku pikërisht në Kuvendin e Kosovës është duke u mbajtur seanca për votimin e Qeverisë së re.

Kelani ka thënë se bëhet fjalë për një vajzë e cila dyshohet se ka qenë e dehur dhe ka të bëjë me një problem familjar.

“Policia e Kosovës ka shoqëruar një femër në stacion policor lidhur me dyshimet rreth një rasti që ndërlidhet me çështje familjare. Shoqërimi i saj nuk ka të bëjë asgjë me zhvillimet në Kuvend”.

Kujtojmë se në orët e paradites së sotme ka nisur seanca parlamentare për votimin e Qeverisë së re, e cila nuk ka përfunduar ende.