Policia tregon detajet se çfarë ndodhi dje në Dobërdoll


Ashtu siç njoftoi mbrëmë Gostivari Sot dje në ora 17 e 40 minuta, efektivët e policisë nga Stacioni Policor Gostivar e kanë privuar nga liria personin M.I. (32) nga fshati Dobërdoll i Gostivarit, pronar i një objekti hotelierik në fshatin Dobërdoll, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “mosveprimi sipas rregulloreve shëndetësore gjatë një epidemie”, transmeton Gostivari Sot

“Pas një raporti të mëparshëm, efektivët e policisë dhe inspektorët nga Inspektorati Shtetëror i Tregut- Gostivar, kanë kryer kontroll në objektin hotelierik, i cili më parë kishte qenë i mbyllur nga ISHT – Gostivar dhe në objekt janë gjetë disa persona që merrnin pjesë në një aheng familjar”, njofton Fatmir Rexhepi, zedhenes i SPB – Tetove.

Pasi çështja të dokumentohet plotësisht, do të ngrihen parashtresa adekuate ligjore.