Policia tërhiqet nga kordoni në Zubin Potok, aty mbeten vetëm pjesëtarët e KFOR-it

Aktualisht, Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës janë tërhequr nga kordoni para komunës së Zubin Potokut.

Aty kanë mbetur në kordon vetëm pjesëtarët e KFOR-it, të cilët duken në një numër mjaft të madh.

Në anën tjetër, përballë tyre po qëndrojnë qindra serbë duke protestuar.

Situata aktualisht mund të thuhet e qetë, megjithatë liderët e Listës Serbe kanë kërkuar nga KFOR-i të mos lejohet hyrja e kryetarëve të komunave në objekt.

Kryetarët e komunave veriore sot do të kenë takim me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.