Policia tenton të ngrejë nga lokali por dështon pasi regjisori i kërkon urdhrin


Regjisori Kastriot Çipi është përballur me 2 efektivë të policisë këtë të dielë. Ai ka qenë me miq të tij në një lokal, por sipas policëve kjo është e ndaluar.

Në një video të publikuar nga Çipi shihet sesi regjisori këmbëngul se nuk ka asnjë urdhër të shkruar që e ndalon të bëjë këtë veprim.

“Ja pra që ka zgjidhje! Dhe zgjidhja është shumë e thjeshtë. Mjafton t’i kërkoni policëve t’ju tregojnë kopjen e urdhrit, vendimit të qeverisë apo ligjit, që ju ndalon të pini kafe në lokal dhe ata zbythen” shkruan Çipi.

Nga ana tjetër Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e ka publikuar videon me këtë përshkrim.

“Mosbindje civile. Policia e shtetit vazhdon të intimidojë qytetarët me urdhra fb të Kryeministrit. Njëri nga policët nuk ka as numër identifikimi. Shiheni vetë në video skandalin. Pasi nuk kishin asnjë bazë ligjore e asnjë shkresë, ata u larguan si frikacakë pas 5 minutash” – thuhet në videon e publikuar.