Policia sot ka arre*stuar një person në lidhje me bombat në shkollat e Shkupit

Sot u arrestua shkupjani N.N. nga Policia e Maqedonisë së Veriut në lidhje me kërcënimet me bomba që u shfaqën së fundmi në shkollat e Shkupit.

“Punonjësit e policisë nga SPB Shkup, sot kanë arrestuar N.N. nga Shkupi, për shkak ekzistimit të dyshimeve në lidhje me kërcënimet për vendosjen e bombave në shkollat e Shkupit”, raportojnë nga Policia.

Policia sqaroi që tashmë nëntë shkollat e Shkupit që u kërcënuan sot me bombë, janë të sigurta, duke vlerësuar që bëhet fjalë për raportime të rrejshme.

“Fillimisht rreth orës 14:30 në SPB Shkup u raportua nga gjashtë shkolla, pastaj rreth orës 15 nga dy shkolla dhe pastaj edhe nga një shkollë në Shkup”, sqaroi Policia.

Ndryshe, sot sërish janë dërguar kërcënime me bomba në disa shkolla në Shkup. Nxënësit dhe stafi janë evakuuar dhe policia po kryen kontrolle.

Përndryshe, nga 26 tetor në SPB Shkup disa herë është denoncuar se email-adresat e disa shkollave në Shkup është dërguar kërcënim për vendosje të bombës. Nga Ministria e Punëve të Brendshme informuan se të gjitha paraqitjet kanë qenë të rrejshme. Ndërsa së fundmi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski njoftoi se mesazhet janë lëshuar nga jashtë shtetit.