Policia Shqiptare me uniforma në gjuhën turke

Policia shqiptare tregoi edhe një herë fytyrën, jo vetëm të drejtuesit të deridjeshëm, Sandër Lleshajt, siç ai deklaronte, por edhe të një shteti me identitet të nëpërkëmbur, fytyrën e kryeministrit Edi Rama dhe të Drejtorit të Përgjithshëm të saj, Ardi Veliu.

Polica Shqiptare u shfaq në protestën e natës së katërt veshur me uniforma që mbanin mbishkrime në gjuhën turke. Po në gjuhën turke shkruhej edhe në mburojat e një prej strukturave të rendit në terren.
Kamera vëzhgoi nga afër mbishkrimet në unifomat e policëve të cilët refuzuan të japin një shpjegim për këtë skandal të përmasave shtetërore.