Policia shpëton dy të mitur që u përmbysën me kajak në Liqenin e Ohrit

Më 08.07.2024, në orën 09:30, në Stacionin Policor për Mbikëqyrjen Kufitare “Liqeni i Ohrit” u raportua se në ujërat e Liqenit të Ohrit, në plazhin “Buffalo Beach”, ishte përmbysur një kajak në pronësi të një klubi kajakësh nga Ohri, me dy të mitur brenda.

Pas marrjes së raportit, oficerët e policisë liqenore shkuan në vendin e ngjarjes me një mjet lundrues dhe, në ujërat e liqenit, rreth 100 metra nga plazhi, vunë re dy të miturit që kishin veshur jelekë shpëtimi. Ata u transferuan me anijen e policisë në stacionin policor, ku iu dha ndihma e parë.