Në rrjetet sociale sot është shpërndarë një video ku shihet se si zyrtarë të policisë në uniformë rrahin një person në mes të rrugës.
Në mbishkrimin e videos thuhet se personi i rrahur i takon komuniteti rom.
Video është shpërndarë shumë herë në rrjetet sociale, ku qytetarët kërkojnë nga MPB-ja të hetojë rastin dhe të sanksionojë dhunuesit.
Ende nuk ka informacione se në cilin qytet të Maqedonisë së Veriut ka ndodhur ngjarja.