Policia prangos një banor të Çairit, ja pse

Me datë 19.04.2022 në ora 11:40 në rrugën “John Kennedy” në Shkup, zyrtarë policorë nga Njësiti policor për intervenim në SPB Shkup kanë arrestuar SK (26) nga Shkupi.

Ai kërkohej me urdhër qendror nga Gjykata Themelore Shkup 1 për vuajtje të dënimit me burgim prej tre vjetësh.

Personi është dërguar në IEVP për të vuajtur dënimin, thuhet në kumtesën e MPB-së.